Prishtina liderja e re e kampionatit, Drenica me hap të madh drejt mbijetesës – Tabela e Superligës pas javës së 32-të

Kanë përfunduar dy përballjet e fundit të javës së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina ka shënuar fitore të madhe në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë ndaj Llapit.

Ballkani ka pësuar humbje tronditëse në udhëtim te Drenica me rezultat 2:1.

Kësisoj, Prishtina ka marrë lidershipin në tabelë me 69 pikë në tabelë, një më shumë se Drita dhe dy më shumë se Ballkani.

Në anën tjetër edhe lufta për mbijetesë po bëhet shumë interesante me Drenicën e cila ka bërë një hap të madh në luftë për mbetje në elitë pas fitores në “Bajram Aliu”.

Kjo është tabela e Superligës së Kosovës në futboll pas javës së 32-të:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *