Kosova në qershor nis kualifikimet në Ligën e Kombeve, derisa takimin e parë dardanët do ta zhvillojë në Qipro.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi i cili po merr pjesë në Punimet e Kongresit të 46-të të UEFA-s, a takuar sot homologun e tij nga Qipro Giorgos Koumas.
Ademi ka thënë se gjatë këtij takimi biseduan për bashkëpunimin e këtyre dy federative si dhe përgatitjet për ndeshjen Qipro – Kosova që zhvillohet me 2 qershor.
“Me homologun tim nga Federata e Futbollit të Qipros, Giorgos Koumas diskutuam për bashkëpunimin ndërmjet dy federatave tona si dhe për pragndeshjen Qipro-Kosovë, në kuadër të edicionit të ri të UEFA Nations League.
E inkurajova që së bashku të punojmë në përafrimin e dy vendeve tona. Futbolli na bashkon dhe kjo ndeshje do të shërbejë për njohje më të mirë reciproke dhe si urë miqësie mes popujve tanë”, ka shkruar Ademi në Facebook.