UEFA miraton kalendarin e Euro 2024, ja ku do luhet finalja

Gjatë mbledhjes së sotme në Vjenë, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s miratoi kalendarin e UEFA EURO 2024, që do të zhvillohet në dhjetë qytete gjermane nga 14 qershori deri më 14 korrik 2024.

Ndeshja hapëse do të luhet në “Fussball Arena” të Mynihut, ndërsa finalja e madhe do të luhet në “Olympiastadion” të Berlinit. Për herë të parë, qëndrueshmëria është përfshirë si kriter në rregullat e turneut.

Si rezultat, qytetet u ndanë në tre grupime: “Veri/Verilindore” (Berlin, Hamburg, Leipzig), “Perëndim” (Dortmund, Dyseldorf, Frankfurt, Gelsenkirchen, Këln) dhe “Jug” (Frankfurt, Mynih, Shtutgart).

Ndeshjet e secilit grup do të luhen në vetëm dy grupime qytetesh, për të ulur distancat e udhëtimit për skuadrat dhe tifozët. Komiteti miratoi gjithashtu rregullat e plota të turneut, të cilat do të publikohen në UEFA.com më 16 maj.

VENDIMET QË U MORËN:

“Finalja e Conference League në vitin 2023 do të luhet në “Eden Arena” të Pragës më 7 qershor të vitit 2023.

Lisbona u zgjodh të presë Kongresin e 47-të të zakonshëm të UEFA-s më 5 prill 2023.

Seti i parë i rregulloreve plotësisht të pavarura të licencimit të UEFA-s për Ligën e Kampionëve të UEFA-s për femra janë miratuar.

Rregulloret synojnë të promovojnë pjesëmarrjen, të kontribuojnë në rritjen dhe suksesin e vazhdueshëm të futbollit të grave dhe të mbrojnë integritetin dhe mbarëvajtjen e Ligës së Kampionëve të UEFA-s për femra.

Takimi i radhës i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, do të mbahet në Hvar (Kroaci) më 20 shtator 2022″.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *