Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi sonte ka darkuar me presidentin e UEFA-së, Aleksander Çeferin.
Çeferin ka shprehur gatishmëri si gjithmonë për ta mbështetur futbollin e Kosovës.
Këtë e bëri me dije presidenti Ademi përmes një postimi në Facebook.
“Në darkë me presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin. Gjithmonë i gatshëm për ta mbështetur FFK-në dhe futbollin kosovar”, shkroi ai.