Policia spanjolle u kërkon Dardanëve ta largojnë flamurin e Kosovës, por hasin në rezistencë (VIDEO)

Ka filluar ndeshja ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Spanjës në Sevilla.

Për shkak se Spanja nuk e njeh shtetësinë e Kosovës, është diskutuar shumë nëse autoritetet spanjolle do të lejojnë që Dardanët të prezantohen me flamurin e tyre.

Klan Kosova ka siguruar një video ku shihen disa policë spanjollë duke kërkuar nga tifozët Dardanë që ta largojnë flamurin e Kosovës, mirëpo këta të fundit kanë refuzuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *