Kryeministri Kurti motivon lojtarët e Kosovës para sfidës me Spanjën: Na bëni krenarë dhe kthehuni fitimtarë

Albin Kurti ka filluar ta pëlqejë si duket më shumë sportin më të bukur në botë, futbollin.

Pasi ishte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ të dielën në përkrahje të Përfaqësueses së Kosovës, Kurti tani ka lënë një mesazh për lojtarët para ndeshjes me Spanjën.

I pari i ekzekutivit ka thënë se është i ngazëllyer për Përfaqësuesen e Kosovës.

“Dy shtete, Kosova dhe Spanja, po luajnë në kualifikimet për Kampionatin Botëror sonte dhe unë jam i ngazëllyer për skuadrën tonë që e përfaqëson Republikën e Kosovës”.

Krejt në fund Kurti ka thënë se shpreson që djelmoshat tanë ta ktheheni fitimtarë.

“Mos lini asgjë që t’ju shpërqendrojë, na bëni krenarë dhe kthehuni fitimtarë”, ka shkruar Kurti.

Dardanët do të përballen me Spanjën në Sevilla në ndeshjen që zhvillohet nga ora 20:45.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *