Pirati kosovar me ekuipazhin e tij synon fitoren ndaj “Mbretërve”

Mallorca dhe Real Madridi do të ballafaqohen këtë të shtune në kuadër të xhiros së 31-të në La Liga.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Estadi Mallorca Son Moix”, duke filluar nga ora 18:30.

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi pritet të luajë nga fillimi në këtë sfidë, ku do të kërkojë golin e gjashtë në La Liga.

Përndryshe, Mallorca do të kërkojë që të bëjë befasinë sot duke pasë si përparësi edhe terrenin vendas, në mënyrë që të largohet nga zona e rrezikshme që dërgon në La Liga 2.

Teksa, Real Madridi është lider me 75 pikë të grumbulluara nga 30 ndeshje dhe do të synojë që të vazhdojë këtë ecuri për t’iu afruar titullit të kampionit të Spanjës.

Ndeshja e parë në mes tyre e zhvilluar në këtë kampanjë, është mbyllur në të mirë të “Mbretërve”, me shifrat 1-0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *