Pesë vjet nga pranimi i Kosovës në FIFA

Pesë vjet nga pranimi i Kosovës në FIFA

Sot mbushen pesë vjet qëkur pritjes së gjatë të atëhershme i erdhi fundi dhe Kosova u bë pjesë e shtëpisë më të madhe të futbollit në botë, FIFA.

Në kongresin e 66-të të FIFA-së në Meksikë, delegatët e këtij kongresi votuan për Kosovën.

Nga 205 delegatë sa ishin pjesëmarrës në atë kongres, Kosova kishte marrë 141 vota ‘pro’, duke u bërë kështu anëtarja pjesë e asociacionit më të madh të sportit më të popullarizuar në rruzull..

Pas pranimit në FIFA, përfaqësuesja e Kosovës nisi ndeshjet kualifikuese nën ombrellën e këtij institucioni, me të drejta të plota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *