Agim Ademi uron besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit

Besimtarët mysliman sot festojnë festën e Fitër Bajramit.

Me rastin e kësaj feste kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka uruar besimtarët myslimanë.

Edhe këtë vit festa e Fitër Bajramit është në rrethanat e pandemisë me Covid-10, andaj i pari i FFK-së lutet për shëndet.

Ky është urimi i kryetarit të FFK-së, Agim Ademit:

“Të nderuar,

Futbollistë, trajnerë, drejtues të klubeve, staf i ekipeve kombëtare, punëtorë të administratës së FFK-së dhe të klubeve, anëtarë të organeve të FFK-së, gjyqtarë, tifozë, gazetarë sportivë,

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës dhe bashkatdhetarë të besimit islam!

Kam kënaqësinë që në emrin tim dhe të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së t’ju uroj Fitër Bajramin, me lutjen që Zoti t’ua ketë pranuar agjërimin e muajit të madhëruar të Ramazanit dhe të gjitha veprat tuaja të mira gjatë këtij muaji.

Edhe këtë Bajram po e presim në rrethana të pandemisë Covid-19, andaj lutjet tona shkojnë për shëndet në familjet tuaja, teksa për të gjithë ata që kaluan në përjetësi lutemi që Zoti t’i mëshirojë.

Uroj që sa më parë ta kalojmë edhe këtë sfidë globale dhe t’i kthehemi jetës normale, gjithnjë duke e respektuar njëri-tjetrin dhe duke punuar për një të ardhme më të ndritur të gjithsecilit prej nesh.

Paqja, shëndeti, begatia dhe harmonia qofshin mbi Ju dhe Familjet tuaja!

Me respekt,

Agim Ademi, president i FFK-së”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *