Përleshje masive në derbin e zjarrtë

Një përleshje e madhe ka ndodhur pas derbit të zjarrtë në Izrael mes Maccabi Haifas dhe Hapoel Haifas.

Vendasit fituan me rezultat të pastër 2:0 ndaj rivalëve të urryer në takimin e luajtur mbrëmë (e mërkurë).

Humbjen duket se nuk e kanë përjetuar mirë lojtarët dhe stafi i mysafirëve të cilët nuk kishin kursyer thumbimet dhe ofendimet ndaj lojtarëve kundërshtarë.

Këta të fundit reaguan dhe filloi përleshja e madhe në fushë që ka bërë bujë të madhe.

Gjyqtari, i hutuar dhe në konfuzion total për shkak të ngjarjes së ndodhur, nuk mori asnjë masë apo ndëshkim, që gjithsesi ato do të merren pasi të shqyrtohen pamjet filmike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *