Përfundon ndeshja mes Romas dhe Atalantas

Ndeshja direkte për kualifikim në Ligën e Kampionëve mes Romas dhe Atalantas ka përfunduar me barazim 1-1, ndeshja ezhvilluar në kuadër të xhiros së 32’të në Seria A.

Skuadra e Atalantas ka avancuar me rezultatin 0-1 pas golit të Malinovsky në minutën e 26’të, kurse Christante barazoi shifrat me një gol të bukur në minutën e 75’të nga një distance prej 30 metrash.

Atalanta pozicionohet në vendin e tretë me 65 pikë ndërsa Roma në vendin e shtatë me 55 pikë.

Ky barazim nuk i shkoi përshtat asnjërit ekip, për shkak se Atalanta rrezikohet seriozisht për top katërshe, kurse Roma mbetet larg top katërshes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *