Perez për Superligën: Shumë klube do të falimentojnë, futbolli është dëmtuar

Presidenti i Real Madridit, Fiorentino Perez, është rikthyer për të folur për Superligën Evropiane.

Perez duke folur në një intervistë eksluzive për “Dario AS” ka folur për Superligën Evropiane.

“Superliga është kundër ligave Kombëtare dhe kundër meritokracisë? Nuk është as njëra as tjetra, por e gjitha ishte e manipuluar”, tha ai.

“Nuk është as një plan ekskluziv, as diçka që është kundër Kampionateve. Projekti i Superligës ishte më i miri i mundshëm dhe ishte i bërë në mënyrë që të dilnim nga kriza”, shtoi ai.

“Futbolli është dëmtuar shumë sepse ekonomikisht ka pasoja të mëdha dhe duhet të adoptohemi në kohërat të cilat jetojmë”, tha presidenti.

“Superliga nuk është kundër ligave, por është një barazi financiare për të dhënë më shumë para për futbollin. Mendoj që formati i ri i UEFA-së nuk zgjidh asgjë sepse kjo është parë në prezantimin e tyre dhe nuk ka asnjë përmirësim nga ajo çfarë është tani. Nuk mund të presim deri në vitin 2024”, tha Perez.

“Le ti përballim idetë, ndoshta ato që luajnë në katër pozitat e para në çdo vend është zgjidhja, nuk e di! Por diçka duhet të bëhet, të rinjtë nuk po shikojnë futboll sepse ka gjërat të tjera argëtuese”, tha ai.

“Janë katër miliardë tifozë të futbollit në botë, dhe janë gjysma e tyre në Superligë. Ti bëjmë llogaritjet, këtë vit klubet kanë humbur nga 2 deri në 2.5 miliardë euro, Bordeaux tashmë ka falimentuar. Ose të bëjmë diçka për këtë gjë, ose do të kemi probleme të mëdha”, shtoi Perez.

“Realiteti është që do të ishin ndeshje më interesante, dhe më shumë para për futbollin. Por, këto gjëra që ndodhën, në Evropën demokratike, askush nuk do ta kishte menduar”, përfundoi Fiorentino Perez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *