Peja – Rahoveci, mbyllet me këtë rezultat

Skuadra e Pejës ka arritur fitoren e dytë radhazi në Superligën e Kosovës, teksa ka mposhtur Rahovecin me rezultat 84:64.

Klubi pejan qysh në dy çerekët e parë tregoi se dëshiron vetëm fitoren duke i mbyllur me (24:23) dhe (22:16). Kurse në pjesën e dytë, çereku i tretë u mbyll i barabartë (14:14), ndërsa i fundit i takoi përsëri Pejës me rezultat (24:11).

Tek Peja lojtarët më të mirë në këtë takim ishin: Drilon Hajrizi me 22 pikë, 9 kërcime dhe 2 asistime, Dardan Berisha me 19 pikë, 8 kërcime dhe 6 asistime dhe Marko Perovic me 11 pikë e 9 kërcime.

Ndërkohë, tek Rahoveci u dalluan: Marvin Jones me 27 pikë dhe Isaiah Traylor me 25 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *