“Pas ndeshjes Chelsea – Barcelona, reputacioni im shkoi në fund të pusit”

Tom Henning Ovrebo vazhdon të kujtojë momentin që sipas tij, ia ndryshojë karrierë për të keq.

Të gjithë e mbajnë mend atë mbrëmje se si futbollistët e Chelseat e ndiqnin nëpër fushë Ovrebon, sidomos Ballack e Drogba, për disa penallti të qarta që nuk u akorduan në favor të tyre.

“Kam pranuar atë kohë shumë mesazhe ku shkruhej ‘ju duhet të jeni i vdekur’. Pas asaj ndeshje, reputacioni im si gjyqtar shkoi në fund të pusit”, tha Ovrebo.

Chelsea u eliminua atë vit nga Championsi me një gol të vonshëm të Andres Iniestas, që çoi në finale Barçën dhe më pas e mori krejtësisht trofeun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *