Pas Krasniqit, edhe Nora Gjakova fiton të bronztën në Grand Slamin e Parisit

Pas Distria Krasniqit edhe Nora Gjakova ka arritur të stoliset me medalje në Grand Slamin e Parisit.

Nora Gjakova rrëmbeu të bronztën në kategorinë 57 kilogramë, shkruan Gazeta olle.

Kosovarja këtë e bëri pasi mposhti xhudisten nga Franca, Sarah Leonie Cysique, me ippon.

Kjo ishte medalja e dytë për Kosovën sot në Grand Slamin e Parisit.

Pak minuta më parë edhe Distria Krasniqin rrëmbeu medaljen e artë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *