Pas humbjes nga Prishtina, vjen reagimi i presidentit të Dritës

Prishtina ka fituar derbin e madh kosovar ndaj Dritës.

Kryeqytetasit triumfuan në udhëtim 1-2, ku kjo ishte fitorja e parë e tyre në katër vitet e fundit në Gjilan.

Dëshpërimi ishte i madh në kampin e kampionit në fuqi, por tani ka reaguar presidenti i Dritës, Valon Murseli.

Numri një i bardhekaltërve ka reaguar në profilin e tij në Facebook, duke thënë se beson në titullin.

Valon Murseli, kryetar i Dritës
“Unë besoj”, shkroi shkurt Murseli duke i vendosur dy figura bardh e kaltër.

Drita pas 30 javëve në Superligë ka 64 pikë, sa ka edhe Ballkani, ndërsa Prishtina mbetet e treta me një pikë më pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *