Paqe mes dy superfuqive, Spanja dhe Portugalia ndajnë pikët

Spanja dhe Portugalia kanë ndarë pikët në barazimin 1-1 mes tyre në ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve, ku dy skuadrat bëjnë pjesë në Grupin 2 të Ligës A.

Në një ndeshje me dy fytyra, ishte Spanja e cila kërkoi më shumë rrjetën në pjesën e parë dhe shënoi falë Morata. Por ajo nuk ai doli që të dyfishonte rezultatin dhe pak nga pak ishte Portugalia që u shfaq më ngulmuese.

Si pasojë e kësaj trysnie, erdhi edhe goli i barazimit me Ricardo Horta, duke bërë që dy skuadrat të ndajnë pikët e të lënë gjithçka hapur sa i përket fitores në këtë grup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *