Pagat ‘stratosferike’ të Messit, Mbappes dhe Neymar – PSG paguan 13 milionë euro në muaj për tre yjet e saj

E përditshmja L’Equipe publikoi, si zakonisht, pagat e të gjithë lojtarëve dhe trajnerëve në Ligue 1 dhe llogaritë në Paris Saint-Germain janë thjesht… astronomike.

Duke folur për pagën bruto – përveç çmimeve sportive dhe komerciale – të cilat do të duhet të zbriten nga taksat përkatëse, Kylian Mbappe, Lionel Messi dhe Neymar kushtojnë një shumë vërtetë të lartë.

Në fund pagesa e pagave të kësaj treshe i kushton PSG-së 13.04 milionë euro: 6 milionë euro për Mbappen, 3.67 milionë euro për Neymar dhe 3.37 milionë euro për Messin.

Pas kësaj treshe sulmuese milionerësh janë Marco Verratti dhe Marquinhos, të cilët fitojnë secili nga 1.2 milionë euro bruto në muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *