Neymar nuk i humbi 1 milion euro në kazino online, e qara e tij ishte “fallco”

Dita e djeshme ishte e veçantë për Neymarin.

Braziliani fillimisht e kishte paraqitur në polici një sulm të hakerave, të cilët i goditën llogaritë e tij në rrjetet sociale, ndërsa tash ishte protagonist edhe në një rast të tillë.

Ai ishte pjesë e një loje online në kazino, ku luajti për më shumë se një orë, ndërsa u tha se ai i humbi 1 milion euro në atë periudhë, shkruan mediumi “Globo Esporte”.

Futbollisti i Paris Saint-Germainit në atë rast befasisht filloi të qante.

Ky gjest i ish-futbollistit të Barcelonës zgjoi reagime tek miqtë dhe tek ndjekësit e tij, disa prej të cilëve edhe u mllefosën me reagimin e një lojtari mjaft të pasur.

Mirëpo, në realitet Mbappe nuk i ka humbur ato para.

Ai vetëm ishte pjesë e një reklame për ta promovuar uebfaqen e basteve, i cili ka specifikuar:

“Nuk kishte asnjë investim nga ana e sportistit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *