Nuk mposhtet Milani, Rossonerët kthehen për të barazuar ndaj Parmas

Milani vazhdon të jetë i pamposhtur në Serie A. Rossonerët janë kthyer nga disavantazhi prej dy golash për të luajtur baras ndaj Parmas (2-2).

Rezultati u zhbllokua në minutën e 15-të kur Gervinho asistoi te Hernani në qendër të zonës dhe ai me një goditje të saktë e mposhti portierin Gianluigi Donnarumma.

Në vazhdim, Samu Castillejo e dërgoi topin në rrjetë, mirëpo vendasve iu anulua ky gol, pasi VAR-i tregoi se ishte pozitë jashtë loje.

Në pjesën e dytë, mysafirët e dyfishuan epërsinë me golin e Jasmin Kurtic (58’), i cili realizoi pas harkimit nga Hernani.

Rossonerët u kthyen në lojë përmes Theo Hernandez (62’), i cili u tregua i saktë pas harkimit të Hakan Calhanoglut nga këndi.

Për të penguar humbje e kuqezinjve u kujdes Theo Hernandez, i cili nuk hezitoi ta shënonte golin e dytë personal në minutat shtesë (90’+1).

Milani vazhdon të kryesojë në tabelën e Serie A me tri pikë më shumë se Interi. Parma ka arkëtuar 11 pikë dhe qëndron me pesë pikë larg zonës së rrezikut. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *