Nuk mori ftesë nga Shqipëria, reagon portieri: “E kujt i bëhet vonë për statistikat, mjafton miku”

Stivi Frashëri ishte një nga protagonistët e titullit kampion të Teutës. Portieri zhvilloi 36 ndeshje duke pësuar 16 gola. Pavarësisht këtyre statistikave, 30-vjeçari nuk u preferua nga tekniku i përfaqësueses Edy Reja për dy sfidat miqësore ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke.

Në listë janë portieri i Laçit, Alen Sherri dhe ai i Apolonisë, Romeo Harizaj, ky i fundit ishte surprizë në listën e trajnerit italian.

Duket se kjo nuk ka lënë një shije të mirë te Frashëri, i cili përmes një postimi në profilin e tij në Instagram ka thënë se sot diferencën e bën miku dhe jo statistikat. “Statistika të mira. E kujt i bëhet vonë, sot diferencën e bën miku”, shkruan Frashëri në postimin e tij, ndërkohë që ka vendosur edhe një foto të statistikave sezonale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *