Nuk është raketë por Alphonso Davies, çfarë goli të “çmendur” ka shënuar

Mbrojtësi kanadez, Alphonso Davies në ndeshjen kundër Panamasë ka shkëlqyer.

Ai ka arritur të shënoj një gol dhe të dhuroj një asistim.

Davies në minutën e 66-të shënoi një gol të “çmendur”. Ai arriti që me shpejtësi marramendëse të ia rrëmbej topin futbollistit të Panamasë dhe të shënoj një super gol.

Kanada arriti të fitoi me rezultat 4:1 dhe gjendet në vendin e tretë në kualifikime për Botëror në grupin e Amerikës Veriore dhe Qendrore.

Gjasat që Kanada të kualifikohet janë të mëdha, por mbetet të shihet deri në fund nëse do të arrijnë të mbajnë këtë formë të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *