Drogba tregon klasin edhe pas pensionimit, shkëlqen me het-trik në ndeshjen bamirëse të legjendave të Marseilles

Të mërkurën mbrëma është zhvilluar një ndeshje bamirësie në stadiumin “Velodrome” të Marseilles.

Ish-futbollistët më të njohur të Marseilles ishin kundërshtar të një ekipi nga UNICEF-i.

Kjo përballje që kishte synim bamirësinë u mbyll me fitoren 7-4 të legjendave të Marseilles.

Fitoren e legjendave të Marseilles e “vulosi” ish-sulmuesi i Chelseas, Didier Drogba që realizoi tre gola.

Krahas golave të regjistruar, Drogba ua riktheu tifozëve edhe klasin e tij të dikurshëm duke shënuar gola të bukur.

Ish-reprezentuesi i Bregut të Fildishtë nuk e harroi as festimin e tij të famshëm.

Më poshtë mund t’i shikoni golat e Drogbës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *