“Nuk e dimë a jemi në Suharekë apo në Serbi!”, ky është vendimi i FFK-së për deklaratën skandaloze të Llapit

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me datë 29.04.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2020/2021.

Diskutimi kryesor ka qenë përleshja në ndeshjen Ballkani – Llapi, ku ndaj klubit suharekas dhe futbollistëve të të dy klubeve janë hapur inicime disipinore.

Megjithatë, në mledhjen e Komisionit të Garave ka kaluar pa u përmendur deklarata e klubit të Llapit pas përfundimit të pjesës së parë në Suharekë.

“Nuk e dimë a jemi në Suharekë apo në Serbi”, thuhej ndër të tjera në deklaratën e llapjanëve.

Mbetet të shihet në vazhdim nëse do të ketë ndonjë reagim nga FFK-ja për këtë ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *