Nuhiu: Sileksi favorit, s’kemi filluar kampionatin e as s’kemi pasur leje për miqësore

Drita e Gjilanit do t’i rikthehet nesër (e enjte) garave evropiane me një përballje të “nxehtë” në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Skuadra që drejtohet nga Ardian Nuhiun do të përballet me Sileksin me fillim nga ora 20:00 në kuadër të rundit të dytë eliminator të Ligës së Evropës.

Ndeshja do të zhvillohet në arenën kombëtare “Todor Proeski” në Shkup.

Një ditë para ndeshjes, trajneri Ardian Nuhiu është paraqitur në një konferencë për shtyp.

Trajneri shkupjan është optimist për ndeshjen e nesërme.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Sileksi ka bërë ndeshje të mira viteve të fundit, gjithashtu është në përparësi pasi është në ritëm pasi ka filluar kampionati në Maqedoninë e Veriut për dallim nga ne që ende s’kemi startuar. Dhe nuk kemi pasur të drejtë të luajmë miqësore”, ka thënë Nuhiu.

“Gjithsesi ne jemi gati për këtë ndeshje, do të bëjmë maksimumin. Futbollistët janë gati dhe besoj shumë në grupin e lojtarëve”, tregoi ai.

Ndryshe, fituesi i kësaj ndeshje do të përballet me Legian e Varshavës në Poloni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *