Nuhiu flet pas barazimit: Mund të jetë gabim fatal në luftë për titull, por nuk dorëzohemi

Drita ka bërë një hap të gabuar në luftën për mbrojtjen e titullit të kampionit pasi është ndalur me barazim nga Besa e vendit të fundit.

Gjilanasit u pajtuan me një pikë pasi rezultati përfundimtar i takimi ishte 1:1 me pejanët që po vazhdojnë të shkaktojnë befasi ndonëse tashmë janë përshëndetur nga elita.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu pas ndeshjes në Brestovik pranoi se ky barazim mund të jetë gabim fatal për skuadrën e tij në luftë për titull.

“Ishte një goditje humbja ndaj Prishtinës. Ndeshje të tilla dijnë të jenë të rrezikshme siç ndodhi sot, bëmë një hap fals, gjithçka që kemi menduar për komplet vitin. Mund të jetë gabim fatal”, tha Nuhiu.

“Në momentin që mendon që do jetë lehtë, lojtarët kundërshtarë respektuan kampionatin. Ne sot nuk kishin freskinë e duhur dhe nuk ishim të saktë. Nuk arritëm të marrim më të mirën.”

“Duke parë edhe sa ndeshje kanë mbetur nuk diskutohet, por ne nuk do të dorëzohemi deri në fund, do të mundohemi të rikthehemi sa më shpejtë në ndeshjet e mbetura, tashmë fati ynë nuk është në duart tona”, tha Nuhiu pas ndeshjes për Art Sport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *