Norvegjia e mposht Kosovën, “Dardanët” tregojnë paraqitje solide

Kosova është mposhtur nga Norvegjia në ndeshjen e sotme në basketboll.

“Dardanët” janë mposhtur me rezultat 86 – 77.

Paraqitja e Kosovës ishte shumë e mirë në çerekun e parë, por më pas gjithçka ishte nën kontrollë të kombëtares së Norvegjisë.

Në çerekun e katërt “Dardanët” u këndellen mirë, por nuk mjaftoi që ata ta përmbysin rezultatin.

Kosova e zhvillon ndeshjen e dytë të dielën ndaj Danimarkës, ndeshje kjo që luhet me fillim nga ora 18:30.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *