Një dëmtim e la jashtë ndeshjeve të kombëtares, Granada tregon situatën e Myrto Uzunit

Myrto Uzuni humbi ndeshjet miqësore të kombëtares, për shkak të një dëmtimi.

Klubi i Granadas, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka treguar për situatën e sulmuesit të Shqipërisë.

“Analizat mjekësore të kryera ndaj sulmuesit Myrto Uzuni konfirmojnë se ai vuan nga një dëmtim në tendinën e Akilit, në këmbën e majtë.

Rikthimi i tij në fushën e lojës varet edhe nga evolimi i dëmtimit të tij” – Shkruan klubi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *