Kosovës nuk i mjafton paraqitja e mirë në pjesën e parë, mposhtet nga Hungaria

Kosova ka pësuar humbje me rezultat 2-0 ndaj Hungarisë në ‘Puskas Arena’, në atë që ishte miqësorja e dytë e muajit mars.

Pjesa e parë i takoi tërësisht Kosovës që e dominoi kundërshtarin me raste, duke mos i lejuar që të rrezikojnë seriozisht portën e Aro Muric.

Rasti i parë serioz për ‘Dardanët’ në 45 minutëshin e parë të kësaj sfide erdhi në minutën e nëntë me Edon Zhegrovën, i cili në një hapësirë të ngushtë dribloi mbrojtësit kundërshtar dhe bëri një goditje e cila shkoi fare pranë shtyllës së portierit kundërshtar.

Një tjetër rast shumë i mirë shënimi u krijua në minutën e 22-të, kur Blendi Idrizi dribloi brenda zonës së rrezikshme dy mbrojtës kundërshtar, por pasimin e tij nuk arriti ta shfrytëzojë siç duhet Vedat Muriqi, i cili nuk ia doli ta godasë topin siç duhet.

Në pjesën e dytë ra ritmi i lojtarëve të Kosovës, dhe Hungaria ‘rrëmbeu’ iniciativën ku më pas eventualisht shënuan dy gola.

Po zhvillohej minuta e 57-të, ku pas një gabimi në mbrojtjen e ‘Dardanëve’, Hungaria e shfrytëzoi këtë në maksimum duke shënuar për 1-0 me golin e Dominik Szoboszlai.

Goditjen përfundimtare Kosovës ia dha Zsolt Nagy (86’) i cili shënoi për 2-0 duke mbyllur çështjen e fituesit.

Kosova do të rikthehet në aksion në muajin qershor, ku do të luajë një ndeshje miqësore ndaj Norvegjisë./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *