Myrto Uzuni humbi ndeshjet miqësore të kombëtares, për shkak të një dëmtimi.
Klubi i Granadas, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka treguar për situatën e sulmuesit të Shqipërisë.
“Analizat mjekësore të kryera ndaj sulmuesit Myrto Uzuni konfirmojnë se ai vuan nga një dëmtim në tendinën e Akilit, në këmbën e majtë.
Rikthimi i tij në fushën e lojës varet edhe nga evolimi i dëmtimit të tij” – Shkruan klubi.