Neymar shpërthen në lot, s’ka Champions sërish për PSG-në

Bayerni është fitues i UEFA Champions League për sezonin 2019/20.

Është mbyllur sezoni i stërzgjatur për shkak të COVID-19 edhe në Champions League. Bayern Munich është kampion për sezonin 2019/20 pasi e mundi në finale Paris Siant Germainin me rezultatin minimal, 1-0.

Pas ndeshjes, Neymar Junior, që u mundua të japë maksimumin në këtë ndeshje, shpërtheu në lot, pasi priste diçka më shumë.

Ai besonte se ekipi i tij mund të fitojë, por i kushtuan rastet e humbura në pjesën e parë, pasi Manuel Neuer ishte në natën e tij duke bërë disa pritje fantastike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *