Në mesjavë rikthehet Superliga, Drita luan ndeshjen e mbetur

FC Drita ka njoftuar se takimi i mbetur mes tyre dhe Trepçës ’89 do të luhet këtë mesjavë.

Ndeshja e mbetur mes Dritës dhe Trepçës 89 i përket javës së dytë sezonale dhe do të luhet në stadiumin “Selami Osmani – Bezi” në Gjilan.

Takimi do të luhet të merkurën me fillim nga ora 14:00.

Drita e ka nisur sezonin me dy fitore në po aq ndeshje ndërsa mysafirët e 89-shit kanë dy fitore dhe dy humbje në katër takimet e para.

Favorit për të fituar këtë takim llogaritën kampionët aktual të Dritës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *