Ndeshje vendimtare sot në Superligën e Kosovës

Do të zhvillohet sot xhiro e 35-të dhe e parafundit në Superlgën e Kosovës ku edhe do të luhen disa ndeshje që edhe mund ta përcaktojnë fatin e disa skuadrave, sidomos sa i përket atyre që po luftojnë për t’i ikur barazhit.

Drenica, Malisheva dhe Dukagjini janë në luftë direkte për këtë objektiv, por sot asnjëra prej tyre nuk kanë ballafaqim direkt, por kanë sfida e skuadra të pjesës së epërme të tabelës.

Këto janë ballafaqimet e ditës së sotme të cilat startojnë që të gjitha nga ora 15:00:

Drenica-Ballkani

Dukagjini-Llapi

Gjilani-Malisheva

Ulpiana-Feronikeli

Prishtina-Drita

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *