Ndeshja e fundit, ja si nderohet Haaland nga tifozët e Dortmundit

Nga sezoni i ardhshëm, Erling Haaland do të veshë fanellën e Manchester City me anglezët që vendosën të paguanin klauzolën prej 75 milionë euro që Borussia Dortmund kishte vendosur për talentin norvegjez.

21-vjeçari ishte pjesë e gjermanëve prej tre sezonesh dhe falë instiktit “vrasës” në zonën e kundërshtarëve ishte shndërruar në një idhull për tifozerinë verdhezi.

Por, në ndeshjen e tij të fundit me Dortmund atë ndaj Hertha Berlin, Haaland ishte i detyruar t’i jepte lamtumirën “Murit të Verdhë”. Kështu, para se të startonte ndeshja, sulmuesi u afrua pranë tifozëve duke regjistruar një moment shumë emocionues me fansat që e përshëndeten entuziastë ndërsa duhet ta shohin tashmë të largohet nga “shtëpia” e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *