Napoli kërkon trajnerin e njohur për ta zëvendësuar Spallettin

Napoli është ende në kërkim të pasuesit të Luciano Spalletti-t dhe raportohet se e ka zhvendosur fokusin te Sergio Conceicao.

Napoli donte ish-trajnerin e Spanjës dhe Barcelonës, Luis Enrique për të zëvendësuar Spallettin, por spanjolli me sa duket është i prirur të shkojë në Angli, me presidentin Aurelio De Laurentiis që së fundmi pranoi se ai ka në mendje Premier League.

Siç raportohet nga Gianluca Di Marzio dhe Sky Sports Italia, Conceicao është shfaqur si një objektiv serioz për Napolin tani.

Alternativat e trajnerit portugez përfshijnë Vincenzo Italiano të Fiorentinës dhe Thiago Motta të Bolognas.

/GazetaBlic Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *