Media franceze zbulojnë transferrin e madh: Guardiola e ka telefonuar Neymarit, e fton t’i bashkohet Cityt

Në garën për Neymarin është përfshirë edhe klubi i Manchester Cityt, ndërsa nga Franca raportojnë se trajneri Pep Guardiola i ka telefonuar personalisht sulmuesit brazilian të PSG-së për ta ftuar t’i bashkohet kampionëve të Anglisë.

Futbollisti, e ardhmja e të cilit në Paris është e pasigurt, ndërsa marrëdhënia me tifozët ka prekur fundin, i është ofruar disa klubeve deri tani, përfshirë Mançester Junajtidit, pavarësisht se ka një kontratë deri në vitin 2027.

Por sipas “L’Equipe” është Mançester Siti klubi që ka bërë kontaktin e parë dhe personalisht përmes trajnerit Guardiola, i cili i ka telefonuar për të mësuar më shumë për qëllimet e tij në merkaton e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *