Munishi: Na respektoi Drita, andaj shënuam vetëm një gol, nëse vazhdojmë kështu mund të bëhemi kampion

Derbi i madh kosovar i ka takuar, Gjilanit, pasi fitoi ndaj Dritës. Gjilani ka fituar minimalisht ndaj Dritës me rezultatin 1:0, me golin e Albert Dabiqajt.

Pas ndeshjes, Ismet Munishi u shpreh shumë i lumtur me fitoren e skuadrës së tij dhe tha se nëse vazhdon kështu do të bëhen kampion të Superligës së Kosovës.

“Normalisht që është kënaqesi e madhe, po tregoj të drejtën fitoren ua dedikojmë tifozëve. E meriton klubi i Gjilanit, jemi një klub i organizum, pe shperblejmë respektin e tifozëve dhe presidentit të klubit, shpresojë të shpërblejmë me titullin kampion, nëse vazhdohet kështu, atëherë kështu fitohet me këtë angazhim”, tha fillimisht për Art Sport.

“Kësaj radhe na ka respektuar kundërshtari, ia kemi dhënë vetëm një gol. Kësaj skuadre i mungon vetëm edhe një futbollist që m’u rrit pak konkurrenca, na duhet një fazë përgatitore prej A deri në Zh, kur të bëhet ajo skuadër, këto skuadra do të luftojnë vetëm për vendin e dytë. Edhe kështu po ia dalim, kur e ke një Progni e Dabiqaj është më e lehtë”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *