Morena i kthehet trendit të ballukeve, ja si duket me “look-un” e ri

Morena Taraku tashmë ka balluke dhe duket po i shkojnë mjaft shumë.

Këngëtarja e njohur Morena, së fundmi ka bërë një ndryshim në pamje.

Në videon e fundit të publikuar në Instastory, Morena shfaqet duke kënduar në makinë dhe vëmendjen e tërhoqi pamja e saj.

Shumë shpejt, Morena do të vijë në bashkëpunim me reperin Fero, me një projekt të cilit ende nuk ia kanë zbuluar titullin.

Kënga do të lançohet më 7 shkurt dhe fansat mezi po e presin!

Pas rikthimit të Feros në Instagram, komenti i Morenës ra në sy, pasi ishte ndër të parat që e uroi duke i thënë publikisht “vëlla”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *