“Miq në kafe, rival të përbetuar në fushë”, Batatina flet për takimin me Munishin dy ditë para ndeshjes

Gjatë ditës së djeshme ka qarkulluar një fotografi ku shihen dy trajnerët duke qëndruar së bashku, ai i Llapit Tahir Batatina dhe i Gjilanit, Ismet Munishi.

Ky takim ka ndodhur vetëm dy ditë para duelit të këtyre dy skuadrave që janë në formën më të mirë të sezonit.

Në një deklaratë për Indeksonline, Batatina ka zbuluar se për çfarë biseduan me trajnerin Munishi.

“Po ne me Ismetin shpesh takohemi në kafeteri dhe pimë kafe dhe ne jemi miq dhe shok në kafeteri, por në fushë jemi rival të përbetuar. Ne nuk e kemi atë problem që takohemi se ne takohemi me Ismetin shumë shpesh por rivaliteti nuk mungon as një herë sepse ne jemi dy skuadrat në luftë për kreun e tabelës dhe në fushë kur fillon loja e shoh si çdo trajner tjetër dhe nuk e shoh si mik po si rival sepse ky është futbolli”, ka thënë Batatina.

Gjilani aktualisht është në vendin e parë në tabelë me 28 pikë derisa Llapi është e katërta me 24 pikë pas 15 javësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *