Florian Marku bëhet baba për herë të parë, ja si e emëroi djalin

Kampioni shqiptar i boksit, Florian Marku është bërë për herë të parë baba.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Marku, i cili me anë të një fotoje nga spitali në Britani ku lindi edhe fëmija që është i gjinisë mashkull, tregoi se të birit ia ka vënë emrin Matin.

“Faleminderit Zotit të gjithësisë për këtë mrekulli që më solli sot. Në të njëjtën datë ka lindur edhe nusja në 27 nëntor. Mirëseerdhë në këtë jetë, djali im Matin Marku. Zoti të dhëntë shëndet, fat dhe një jetë sa më të lumtur. Babi dhe mami do të duan pa kufij gjithmonë”– shkruan Marku në profilin e tij në Instagram.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *