Milani humb nga Rennes, por kualifikohet tutje në Europa League

Skuadra e Milanit ka kaluar tutje në fazën e 1/16 së Europa League.

Rennes ka mposhtur Milanin sonte me rezultatin 3-2, por kjo nuk mjaftoi për kalim tutje, sepse Milani kishte avantazhin me rezultatin e përgjithshëm 3-5.

Bourigeaud realizoi hat-trick për ekipin francez, teksa Jovic dhe Leao realizuan për Rossonerët në këtë duel.

Milani nesër do të mësojë kundërshtarin e ardhshëm në Europa League, kur edhe do të hidhet shorti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *