Messi dhe CR7, rekordmenët e kësaj faze në Ligën e Kampionëve

Këta dy lojtarë, që cilësohen si më të mirët në historinë e këtij sporti, kanë të vendosura disa rekorde në fazën e 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Lionel Messi sonte (e martë) do të zbresë në ‘San Paolo’, për të sfiduar Napolin, ndërsa Ronaldo ditën e nesërme, me Juventusin e tij, përballen me Lyon.

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë lojtarët me më së shumti paraqitje në këtë fazë të Ligës së Kampionëve, me të parin që është paraqitur 30 herë, dhe të dytin, 28 herë.

Një tjetër rekord është ai i golave. Messi ka shënuar 26 herë në këtë raund, ndërsa Ronaldo 23 herë.

Si Messi dhe Ronaldo, kanë shënuar nga një gol në këtë raund, dhe të dy duan të vazhdojnë rekordin e tyre.

Lojtari i tretë që ka shënuar më shumë gola në këtë raund pas tyre, është Thomas Muller, 12 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *