Mesjava e rezervuar për Kupën e Kosovës, këto janë çiftet çerekfinale

Kupa e Kosovës kthehet në aksion këtë mesjavë me katër ndeshje çerekfinale.

Për herë të parë pas një kohë në garë kanë mbetur pesë ekipe të Supeligës dhe tri të Ligës së Parë.

Ndeshja më e fortë pritet të jetë ajo mes Feronikelit dhe Prishtinës që zhvillohet në “Rexhep Rexhepi”.

Ndeshje tjetër internate është ajo mes Dukagjinit dhe Drenicës.

Të enjten janë dy ndeshje ku Istogu pret A&N, ndërsa Trepça ’89 do të jetë nikoqirë i Llapit.

E mërkure

Feronkeli – Prishtina

Dukagjini – Drenica

E enjte

Istogu – A&N

Trepça ’89 – Llapi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *