Më në fund rikthehet Premierliga, katër ndeshje interesante zhvillohen në pasditën e sotme

Kampionati më atraktiv i futbollit në Evropë, Premierliga angleze do të rikthehet sot me edicionin e ri, 2020/21.

Në kuadër të ditës së sotme (e shtune), sot në program janë katër ndeshje.

Ndeshja hapëse do të zhvillohet në “Craven Cotage” mes Fulhamit dhe Arsenalit me fillim nga ora 13:30.

Ndeshja vijuese luhet në “Selhurst Park” mes Crystal Palaces dhe Southamptonit, derisa kampioni në fuqi, Liverpooli e nis më vonë kampanjën.

Skuadra e Jurgen Kloppit e pret Leeds Unitedin në “Anfield” ku synon fitore dhe ta nis mbrojtjen e titullit kampion.

Dhe për fund, ndeshja e fundit për sonte në Premierligë luhet mes West Hamit dhe Newcastle Unitedit në “London Stadium” me fillim nga ora 21:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *