Mbyllet pjesa e parë në miqësoren Shqipëri – Estoni, rezultat befasues

Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen miqësore ndërmjet Kombëtares së Shqipërisë dhe Estonisë.

Rezultati pas 45 minutave të para është 0:0 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

“Kuqezinjtë” kishin iniciativën në fraksionin e parë të lojës me disa raste të mira shënimi.

Vlen të përmendet rasti i minutës së 33-të kur sulmuesi Vrioni goditi me kokë, por topi shkoi shumë pranë portës.

Shqipëria me këtë sfidë e mbyll ciklin e ndeshjeve në muajin qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *