Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen miqësore ndërmjet Kombëtares së Shqipërisë dhe Estonisë.
Rezultati pas 45 minutave të para është 0:0 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
“Kuqezinjtë” kishin iniciativën në fraksionin e parë të lojës me disa raste të mira shënimi.
Vlen të përmendet rasti i minutës së 33-të kur sulmuesi Vrioni goditi me kokë, por topi shkoi shumë pranë portës.
Shqipëria me këtë sfidë e mbyll ciklin e ndeshjeve në muajin qershor.