Mbyllet pjesa e parë në finalen e Ligës së Evropës, ky është rezultati

Ka përfunduar pjesa e parë ndeshjes ndërmjet Eintracht Frankfurtit dhe Rangers, ndeshje kjo e vlefshme për finalen e Ligës së Evropës.

Nuk ka gola në 45 minutat e para që u karakterizuan me një lojë të qetë dhe me pak raste shënimi nga të dy skuadrat.

Madje, fakti që ndeshja nuk ishte shumë e zjarrtë tregohet edhe përmes mungesës së kartonëve nga ana e gjyqtarit kryesor. Asnjë karton i verdhë apo i kuq nuk është dhënë në fraksionin e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *