Janë duke u zhvilluara tri takime në kuadër të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës.
Këto janë rezultatet pas 45 minutave të para: Gjilani 0-0 Feronikeli, Llapi 1-2 Drita, Malisheva 0-1 Ulpiana.
Përkundër rasteve të shumta ende nuk është zhbllokuar ndeshja mes Gjilanit dhe Feronikelit.
Në anën tjetër, Drita është duke fituar 1-2 ndaj Llapit falë golave të Astrit Fazliut në min e 5′ dhe Hamdi Namanit në min e 34′.
Për llapjanët shënoi Alban Shillova nga penalltia në min e 47′.
Ulpiana është duke mposhtur Malishevën 0-1, golin e vetëm e realizoi Santos në min e 16′.
Mbetet të shihet si do të rrjedhin këto ndeshje në 45 minutat e dyta.