Mbyllen tri ndeshjet e Superligës – Gjilani merr kreun e tabelës

Janë mbyllur takimet e sotme që u zhvilluan në kuadër të javës së 11’të të Superligës së Kosovës.

Gjilani priti në shtëpi Feronikelit ka mbyllur takimin me rezultat 1-0, me golin e Blerim Krasniqit.

Gjilani kaloi në epërsi në pjesën e parë, por VAR-i e anuloi golin e shënuar nga Albert Dabiqaj. Ky i fundit madje u lënduar dhe u largua nga loja.

Në anën tjetër, Llapi u mposht me rezultat 1-3 nga Drita, atje ku të dy skuadrat luajtën me nga një lojtarë më pak.

Në minutën 28’të u largua nga fusha, Ilir Krasniqi, teksa në minutën e 44’të me të kuq u largua poashtu edhe Balde i Dritës.

Në anën tjetër, në Malishevë, Ulpiana triumfoi me rezultat 2-1 ndaj skuadrës së Malishevës.

Pas këtyre ndeshjeve të zhvilluara sot, Gjilani merr pozitën e parë me 20 pikë, ndjekur nga Drita me 19 pikë. Malisheva me 12 pikë zë pozitën e 6’të, ndjekur nga Llapi në pozitën e 7’të. Teksa, Ulpiana rënditet e parafundit me 10 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *