Mbappe qëndron te PSG sipas Pochettinos, Ancelotti: Trajnerët nganjëherë nuk tregojnë të vërtetën

Një ditë më parë në një konferencë për media trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino u shpreh se qëndrimi i tij dhe Kylian Mbappe do të jetë te skuadra franceze.

Në lidhje me këtë deklaratë të dhënë nga tekniku argjentinas është pyetur edhe trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, i cili ka theksuar se trajnerët nëpër konferenca nuk thonë të gjithë të vërtetat, duke aloduar se Mbappe mund të largohet dhe transferohet te Los Blancos, si dëshirë e kahmotshme e klubit mbretëror.

“Trajnerët në konferencë nuk mund të thonë të gjithë të vërtetën. Është normale. Ne mendojmë për dy gjëra, fitoren nesër dhe të mërkurën”, deklaroi Ancelotti

Kontrata e Kylian Mbappe me Paris Saint-Germainin deri në qershor, ndërsa destinacion i ardhshëm për të pritet të jetë Real Madridi.

Media të shumta në Spanjë janë të bindura se Mbappe nga edicioni i ardhshëm do ta djerësitë fanellën e “mbretërve”, ndërsa nuk përjashtohet mundësia edhe e rinovimit të tij me PSG-në.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *